Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari te Ali Demi në Tiranë, ngjarja ndodhi në piceri

1 Qershor 2025 | 19:29

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në kryeqytet, ku një adoleshent 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, i mituri është dërguar në spital i plagosur, ndërsa pas marrjes në pyetje nga efektivët, është mësuar se ngjarja ka ndodhur brenda një picerie në zonën e Ali Demit.

Policia bën me dije se plagosja ka ardhur pas një konflikti të çastit me një person tjetër, i cili më pas ka qëlluar me armë në drejtim të të miturit.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026