Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë

6 Qershor 2025 | 11:00

150 arkitektë ndërkombëtar ndodhen në Tiranë për të marrë pjesë në festivalin e arkitekturës. Çeljen e edicionit të parë të këtij festivali e përshëndeti edhe Kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se Shqipëria sot po prodhon më shumë arkitekturë se gjithë Europa bashkë.

Për 3 ditë në Tiranë janë mbledhur 150 arkitektë ndërkombëtar në festivalin e arkitekturës ‘Bukë e zemër’. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në këtë aktivitet deklaroi se Shqipëria sot po prodhon më shumë arkitekturë se gjithë Europa bashkë.

“Shqipëria është një vend që i tërheq arkitektët, besimi i përbashkët i realitetit të një ëndrre, diçka plot jetë, e papërsëritshme. Ky festival është një bajram shpirti, një hap i hedhjes përpara, për të përfytyruar së bashku, për t’i lënë egot tona. Kam bërë çdo rrugë në çdo kuptim, mirë a keq, nuk besoj në rastësi. Një Shqipëri që sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Europa bashkë”, deklaroi Rama

Për Ramën, sot në Shqipëri arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që pak vite më parë ishte e paimagjinueshme.

“Shqipëria është kthyer në një port shprese, arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që vetëm pak vite më parë nuk do t’i kishim imagjinuar. Tirana sot nuk është më vetëm një skenë, është katalizator. Projektet që lindin në Shqipëri nuk janë mediokrite lokale apo klishe globale, janë të gjalla, rezonuese me vlerë”, theksoi kryeministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026