Tragjedi në finalen Spanjë-Portugali: Një tifoz humb jetën pas rënieje nga tribuna
Një ngjarje e rëndë ka tronditur finalen e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Portugalisë, e zhvilluar të dielën në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut. Gjatë pjesës së parë të kohës shtesë, një tifoz humbi jetën pasi ra nga lartësia e tribunës, mbi zonën ku ishin pozicionuar mediat.
Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i UEFA-s, i cili, duke folur në kushte anonimiteti, pohoi se personi pësoi lëndime fatale si pasojë e rënies. Ngjarja ndodhi në një moment tensioni të lartë në fushë dhe entuziazmi të madh në shkallët e stadiumit. Menjëherë pas incidentit, ekipet mjekësore, forcat e sigurisë dhe policia ndërhynë në vendin e ngjarjes, por përpjekjet për shpëtimin e jetës së viktimës rezultuan të pasuksesshme.
Tragjedia la një hije të rëndë mbi finalen, të cilën Portugalia e fitoi me penallti pas një ndeshjeje dramatike. Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, shprehu ngushëllimet e tij në fillim të konferencës për shtyp pas ndeshjes.
“Para se të fillojmë me pyetjet, dua të shpreh ngushëllimet e mia për vdekjen e një tifozi në tribuna sot. Mendimet e mia janë me familjen e tij,” u shpreh De la Fuente.
Identiteti dhe kombësia e viktimës nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës