Operacion i gjerë anti-kanabis në Shkodër, asgjësohen mbi 19 mijë bimë narkotike
Policia ka zhvilluar një operacion anti-kanabis në qarkun e Shkodrës, ku janë gjetur dhe asgjësuar 19 739 fidanë dhe bimë të dyshuara si cannabis sativa. Operacioni, i koduar “Koordinata”, u bazua në të dhëna të siguruara nga inteligjenca policore dhe përfshiu një seri kontrollesh në disa zona të qarkut.
Operacioni është realizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, të cilat kanë evidentuar dhe asgjësuar bimët narkotike në territorin e njësive administrative si më poshtë:
Shkodër: Në njësitë Shalë, Pult, Postribë dhe Gur i Zi u gjetën dhe asgjësuan 201 fidanë dhe 651 bimë. Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. H., kryetar i fshatit Kir, dhe L. A., roje mjedisi, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ky i fundit akuzohet gjithashtu për moskallëzim krimi.
Vau i Dejës: Në Shllak dhe Temal u gjetën dhe asgjësuan 893 fidanë dhe 16 700 bimë.
Pukë: Në njësinë Qerret u asgjësuan 1 050 bimë.
Fushë Arrëz: Në njësinë administrative Iball u asgjësuan 174 bimë.
Malësi e Madhe: Në zonën e Shkrelit u asgjësuan 70 bimë.
Policia vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë penale autorët e këtyre rasteve të kultivimit të paligjshëm. Operacioni “Koordinata” është ende në zhvillim dhe priten kontrolle të mëtejshme në zona të tjera të qarkut.
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas