Syzet e diellit mund të dëmtojnë sytë, okulistja: Ja çfarë duhet të dini

17 Qershor 2025 | 18:01

Në ditët e nxehta të verës, ashtu siç mbrojmë lëkurën nga dëmtimi që mund të shkaktojnë rrezet ultraviolet duhet të mbrojmë edhe sytë me anë të syzeve të diellit. Por kujdes! Ato duhet të jenë të çertifikuara dhe me filtra mbrojtës, nëse keni marrë të tilla në rrugë më mirë mos i përdorni.

 ‘Nëse nuk kanë mundësi ti marrin këto syze më mirë të mos i blejnë fare ato që janë në rrugë. Ato kanë një material plastik kauçuk që shkrihet pa asnjë filtër mbrojtës dhe që bën të kundërtën. Jo që nuk bën mbrojtje por e shton më shumë dëmtimin e syrit”,-tha Suzana Zhuka.

Por cilat janë këto dëmtime?

“Shkaktojnë degjeneracione në retinë, që janë degjeneracione makulare. Personat që vuajnë nga degjeneracioni makularë nuk durojnë dot fare dritën e diellit, shkaktojnë dhe katarakta para kohe.  Katarakta është plakja e syrit me moshë por jo para moshës 60 vjeç”,-u shpreh okulistja.

Mjekja okuliste na tregon se kujdesi për sytë dhe mbrojtja e tyre duhet të nis që në fëmijërinë e hershme.

 ‘Që ditën e parë që ti merr fëmijën e çon në plazh duhet të ketë syze dielli. Prandaj ka vende në botë që nuk I njohin fare këto degjeneracione sepse kremin e diellit dhe syzen mbrojtëse ja ka vendosu fëmijës që prej moshës 2-3 vjeç.’

Ekspozimi në diell pa syze por edhe përdorimi I syzeve pa filtra mbrojtës, bën që sot katarakta apo perdja e syrit të haset edhe në mosha më të reja se 50 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026