U arrestua në Francë, ekstradohet Paul Deda, ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit
Paul Deda, ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit si dhe pjestar i një organizate kriminale ndërkombëtare që u arrestua ditë e djeshme, sot është bërë e mundur ekstradimi i tij.
I shpallur në kërkim nga SPAK, Deda u arrestua dje në Paris, Francë, nga ku akuzohet për trafikimin e mbi 1016 kilogramë kanabis drejt Italisë, përmes rrugës detare.
50-vjeçari u lokalizua dhe arrestua falë bashkëpunimit me autoritetet franceze ku GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Hetimet kanë zbuluar se Paul Deda ka bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe italianë për trafikimin e drogës së kultivuar në Shqipëri drejt Barit, ku Policia italiane sekuestroi sasinë prej mbi një ton kanabis. Në Itali gjatë operacionit u arrestuan edhe dy anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale.
Përveç akuzës për trafik droge, ndaj Paul Dedës rëndon edhe akuza për pastrim parash, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në lidhje me këtë dosje, është bërë e ditur se edhe Hekuran Marku, një tjetër ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është dënuar në Shqipëri me 8 vite e 8 muaj burg. Ai ishte pjesë e hetimeve në njërën prej fraksioneve të dosjes së njohur “Shpiri”, “Shefi” dhe “Kulmi”, që lidhen me trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali.
Ndërkohë, Paul Deda kishte kërkuar azil në Francë para arrestimit të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë