Përplasje e ashpër në gjyq, Plarent Dervishaj ofendon Alibejn! Nxirret nga salla

4 Korrik 2025 | 12:27

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion nisi këtë të premte seanca për çështjen në ngarkim të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, lidhur me atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Në sallën e gjykatës u paraqit si dëshmitar Erjon Alibej, me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”.

Dëshmia e Alibejt u shoqërua me ndërhyrje dhe replika të forta dhe ofendime e sharje nga Plarent Dervishaj, duke detyruar gjykatën të ndërhyjë dhe ta largojë këtë të fundit nga salla

Në dëshminë e tij, Alibej tregoi:

“Komunikimi në fillim u bë në EnchroChat. Plarenti kishte dyshime për shumë persona, ndër to ishte edhe ‘Rrumi i Shijakut’ dhe prokurori Ndoja. Plarenti ishte i habitur, thoshte pse? U çudiste për prokurorin. Rrumin nuk e llogariste ai si autor të mundshëm. Diskutimet me Plarentin shpesh kanë qenë edhe për portin e Durrësit. Rrumi donte t’u fuste në port. Ai ishte njeri që e mbështeste prokurorin. Plarenti iu referonte në aplikacion me emrin ‘prokurori Ndoja’. E quante të korruptuar Plarenti prokurorin, ma ka thënë disa herë në aplikacion dhe që ishte i lidhur me ‘Rrumin’. Ne kishim interes për çfarë na kishte ndodhur ne. Çfarë merrja vesh për Plarentin, ja thosha, ai e gjykonte vetë. Informacionet lidheshin me atentatin e parë që i kishin bërë Plarentit. Në lidhje me prokurorin Ndoja dhe Rrumin, për herë të parë i kam dëgjuar nga Plarenti. Unë mora vesh për ish-kunatin e Plarentit, Lul Berisha. Unë i kam dhënë disa informacione: për Kabashin durrsak. I thashë shiko se mund të jetë ky pas atentatit tënd. Ishin dhe dy djem që e kishin shtëpinë buzë autostradës Tiranë-Durrës. Çova Nuredin Dumanin dhe i thashë shko bëji një foto shtëpisë së tyre, që t’ia çoja foto Plarentit. Dhe i thashë shiko se mund të jenë këta gjyqtastët e tu. Kam marrë foton e Rrumit nga sistemi TIMS, ia kam dërguar Plarentit dhe kemi komunikuar gjatë për të, ashtu si dhe për prokurorin Ndoja. Ai më thoshte kam dërguar njerëz te shtëpia e Rrumit, e ka pas rrethimin me llamarina më thoshte, tani ka bërë mur të madh dhe ka vënë kamera. Flisnim për mënyrën se si ndryshoi ky personazh, ‘Rrumi.’”

Në këtë moment, Plarent Dervishaj e ndërpreu duke e pyetur:

“Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndojës? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?”

Alibej u përgjigj:

“Duke e ditur që nuk e kishte nevojën për mua, ia thashë unë. I thashë a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te një lokal në Gjirin e Lalzit. Duke ditur që ai nuk ma kishte nevojën, ia thashë që ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyen nuk e kam ditur kurrë pse ai donte ta vriste.”

Dervishaj vijoi me një tjetër pyetje provokuese:

“Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë, në orë dhe në personat që përmend. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dikë në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për të vrarë Franc Çopjan me vëllanë?”

Alibej replikoi shkurt:

“Kolegët e tu të punës?”

Në këtë pikë, Dervishaj iu kthye me fjalë të ashpra:

“Altin Dumani t’i ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqaroj çfarë kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?”

Gjykata ndërhyri duke thënë:

“Nuk pranohet pyetja.”

Debatet mes palëve u përshkallëzuan, me Dervishajn që ofendoi Alibejn gjë që detyroi trupin gjykues të urdhërojë largimin e tij nga salla për të rikthyer qetësinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026