Zaçaj mesazh Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një mesazh të qartë këtë të hënë gjatë ceremonisë së prezantimit të “Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, Vëllimi II”, ku të pranishëm ishin gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Në fjalën e saj, Zaçaj vuri theksin te vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar për pasojat që sjell çdo përpjekje për të vënë në diskutim ekzekutimin e tyre.
Zaçaj ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejt ndaj Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, ku i ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar.
“Mos të harrojmë se, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t’u zbatuar, ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet,” -u shpreh Zaçaj.
Ajo theksoi se ndikimi i vendimeve të kësaj gjykate nuk është vetëm historik, por edhe aktual, pasi ato formësojnë jurisprudencën dhe arsyetimin gjyqësor në Shqipëri.
“Këto vendime kanë udhëhequr arsyetimin e sotëm ligjor e gjyqësor, por Gjykata, në interpretimin e Kushtetutës si një ‘instrument i gjallë’, kujdeset që teksti i saj të jetë i aftë të përshtatet me sfidat dhe zhvillimet e reja, duke zhvilluar kështu edhe konceptet e saj,” -deklaroi Zaçaj.
Zaçaj paralajmëroi se çdo tendencë për të anashkaluar vendimet e saj cenon besimin publik në drejtësi dhe rrezikon themelet e qeverisjes demokratike.
“Përpjekjet për të kundërshtuar apo për të vënë në diskutim ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese jo vetëm minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, por edhe destabilizojnë qeverisjen demokratike,” shtoi ajo.
Nga ana tjetër Spiropali në fjalën e saj tha se vendimet e Kushtetueses duhet të jenë më të qarta, pa vijuar në detaje duke lënë të kuptohej se ishte e papërgatitur për mesazhin e kryegjyqtares së Kushtetueses.
Mesazhi i Zaçajt vjen pas disa rasteve të mos zbatimit të vendimeve nga Kuvendi të vendimeve të Kushtetueses. Rasti që ka pasur më tepër vëmendje është vendimi i Kushtetuese për rrëzimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë