Partizani eliminohet nga Conference League, mposhtet 0-1 në shtëpi nga estonezët
Partizani u mund me rezultatin 0-1 nga Nomme Kalju në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Conference League, duke u eliminuar nga gara.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, ndërsa në “Air Albania” për të përcaktuar fituesin u deshën 120 minuta lojë.
Në kohën e rregullt, ndeshja u mbyll 0-0, me shumë raste dhe emocione, por pa gola.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola pavarësisht rasteve të shumta, ndërsa edhe pjesa e dytë kishte një ritëm të kënaqshëm, por skuadrat nuk arritën të shënojnë.
Në vazhdime, Ivanov shënoi në minutën e 104, duke i siguruar skuadrës estoneze kalimin në turin e dytë ku pas dy ndeshjeve, rezultati i përgjithshëm ishte 2-1 për Nomme Kalju.
Por Partizani kishte një moment të mirë për të kaluar në avantazh por që nuk u shfrytëzua nga Xhuliano Skuka i cili nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 80-të.
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, pas ndeshjes theksoi se ekipi i tij meritonte më shumë, pasi goli i vetëm i rivalëve erdhi nga një mungesë përqëndrimi në një rast të vetëm.
Nga Superliga shqiptare, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo do të vazhdojnë më tej në fazat e mëtejshme të Conference League.
Egnatia u eliminua në turin e parë kualifikues të Champions League, ndërsa Vllaznia kaloi turin e parë të Conference League, kurse Dinamo fillon rrugëtimin nga turi i dytë i kësaj gare evropiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni