EMRI/ Po lëvizte me armë zjarri me silenciator në mes të Kombinat, kapet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar u kap në flagrancë nga Policia e Tiranës në qendër të zonës së Kombinatit, ndërsa mbante me vete një armë zjarri me silenciator, gati për qitje.
Policia njofton se u vu në dijeni për rastin në rrugë operative dhe menjëherë organizoi operacioni e koduar “Punishtja” ku si rezultat, u arrestua 30-vjeçari Haxhi Nezaj, banues në Kombinat.
Në kuadër të veprimeve hetimore dhe mbledhjes së provave, policia zbuloi një punishte ku dyshohet se 30-vjeçari prodhonte silenciatorë për armë të ndryshme, të cilat më pas bliheshin nga persona të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.
Gjatë kontrolleve në këtë punishte dhe në banesën e tij, policia sekuestroi një armë zjarri – pushkë, municion luftarak, doza kokainë dhe sende të tjera të kundraligjshme ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishtja”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. N., 30 vjeç, banues në Kombinat.
30-vjeçari u kap në flagrancë duke lëvizur në qendër të Kombinatit me armë zjarri me silenciator, gati për qitje.
Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Në vijim të veprimeve, në afërsi të banesës së të arrestuarit, u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi