Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Athinë, rezulton autori i atentatit ndaj një turku
Autoritetet greke kanë arrestuar një 22-vjeçar shqiptar, të identifikuar si Alesio Biba, dy ditë pas atentatit të regjistruar më 13 korrik në Athinë ndaj shtetasit turk Volkan Ertas. Mësohet se Biba ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke deklaruar se qëllimi i tij ishte të plagoste Ertas.
Ngjarja u organizua me urdhër të një shtetasi turk, i identifikuar si Suleyman Dalgic, i cili dyshohet se është arrestuar më parë për gjashtë vrasje. Atentati ndodhi në një lokal në Athinë, ku përveç Ertas u plagos edhe një polic grek, i cili ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes dhe është pronar i lokalit.
48-vjeçari Volkan Ertas dhe polici u plagosën, por fatmirësisht jetët e tyre nuk rrezikohen. Mediat greke raportojnë se Ertas u qëllua me katër plumba, ndërsa polici u plagos aksidentalisht.
Sipas dëshmisë së Ertas para policisë, Dalgic i kishte thënë se do t’i “lante borxhin” duke i dhënë një automjet që duhej transportuar në një vend të caktuar nga një person tjetër. Gjatë këtij shkëmbimi, Ertas dyshoi për rrezikun dhe tentoi të futet në një lokal pranë, aty ku ndodhi edhe atentati.
Gjatë arrestimit, Biba ka thyer telefonin e tij dhe ka hedhur atë në tokë. Në banesën e tij u sekuestruan arma dhe municionet e përdorura në ngjarje: një pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë, një krehër pa fishekë, 29 fishekë të tjerë, një fishek “Luger”, një telefon celular “Samsung”, katër paketa numrash celularë, një letër me udhëzime për GPS Tracker makinash dhe një kartë SIM.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe përfshirjes së personave të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë