Celibashi shpërndan mandatet për deputetët e zgjedhur në Tiranë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi këtë të mërkurë një seancë publike për shpërndarjen e mandateve të deputetëve në Qarkun e Tiranës.
Në këtë proces, mandatet u shpërndanë si më poshtë: 19 mandate për Partinë Socialiste, 13 për koalicionin PD-ASHM, 2 për Partinë Mundësia dhe 1 për “Lëvizjen Bashkë”.
Megjithatë, për shpërndarjen e mandateve për Partinë Socialdemokrate dhe koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, Komisioneri Celibashi kërkoi 30 minuta kohë për të shqyrtuar kërkesat e këtyre dy subjekteve.
Një nga çështjet më të diskutueshme mbetet mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, i cili ka shkaktuar përplasje të forta brenda grupimit.
Koalicionin në KQZ e përfaqësoi përfaqësuesja ligjore Dorina Prethi, e cila kërkoi njohjen e dorëheqjeve nga gara të kandidatëve të listës së mbyllur. Ajo argumentoi se 12 kandidatët e kësaj liste kishin hequr dorë nga kandidimi dhe kërkoi që Celibashi t’ua njohë dorëheqjet, për t’i kaluar mandatin kandidatit më të votuar në Qarkun e Tiranës, Adriatik Lapaj.
Prethi ngriti edhe dyshime mbi vlefshmërinë e dokumenteve të kandidatit Zeqir Kordhoni, i cili pretendon mandatin si pjesë e listës së mbyllur.
“Ne do të donim të rezervonim të drejtën për të depozituar një kërkesë me shkrim sa i takon dokumenteve të kandidimit të kandidatit Zeqir Kordhoni. Është konstatuar se firma e tij në dokumentet e kandidimit është e ndryshme, dhe na rezulton se mund të jetë e falsifikuar. Kjo kërkon një investigim të dytë nga ana jonë,” deklaroi Prethi.
Në fund të mbledhjes, Komisioneri Celibashi njoftoi se do të marrë rreth 30 minuta kohë për të marrë vendimin lidhur me mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe Partisë Socialdemokrate.
Edhe PSD ka dorëzuar në bllok dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur, për t’i lënë mandatin kandidatit më të votuar nga votat preferenciale.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve
Pasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë
Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje
- 10:16 Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
- 10:13 Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve
- 10:08 Pasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë
- 10:04 Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje
- 09:20 Mediat britanike: Kryeministri Keir Starmer pritet të japë dorëheqjen të hënën
- 08:53 Të paktën gjashtë të vrarë në Gaza, mes tyre kameramani i Al Jazeera-s dhe një fëmijë