“Te Barcelona ndihem si në shtëpi”, Markus Rashford nis aventurën e re në La Liga

24 Korrik 2025 | 13:08

Në prag të sezonit të ri të La Liga-s, Barcelona ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato, duke prezantuar sulmuesin e njohur britanik Markus Rashford.

Me entuziazëm dhe pritje të mëdha, lojtari u shpreh se ndihet si në shtëpi në klubin katalanas, duke marrë fanellën me numrin 14 dhe një pagë prej 14 milionë eurosh në sezon.

Rashford vjen si huazim për një sezon, me të drejtë blerje, duke u bërë kështu afrimi më i fundit i blaugranëve.

Në fjalët e tij të para, sulmuesi britanik u shpreh i lumtur për këtë transferim.

“Barcelona është një klub ku ëndrrat bëhen realitet. Ajo që përfaqëson klubi ka shumë rëndësi për mua, dhe ndihem sikur jam në shtëpi. Ky është një faktor i madh në zgjedhjen time. Ndihem si pjesë e një familjeje”, deklaroi sulmuesi në intervistën e tij të parë.

Rashford vjen pas një sezoni huazimi te Aston Villa në Premier League.

Ai iu bashkua ekipit të parë të Manchester United në vitin 2015, kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe konsiderohej një nga talentet më të mëdhenj të klubit.

Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për të, për shkak edhe të disa problemeve disiplinore dhe gjobave nga drejtuesit e Djajve të Kuq.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026