Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

2 Gusht 2025 | 21:35

I ftuar në emisionin Balkan Talks, analisti Enever Bytyçi theksoi se Serbia punon fuqishëm për të forcuar rolin e saj në Ballkan, ndërsa u shpreh se Beogradi zyrtar sponsorizon dhe mbështet fuqishëm qeveritë e vendeve të rajonit që ato të mbajnë qëndrime radikale ndaj faktorit shqiptar.

Ai dha shembuj ku sipas tij këtë gjë e kanë bërë qeveritë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ndërsa theksoi se këto sponsorizime të Beogradit vijnë në kuadër të asaj që Vuçiç kërkon, që Serbia së paku të ruajë influencën dhe ndikimin e saj në vendet e ish-Jugosllavisë.

Sipas tij, shihet sesi në këto shtete vazhdohet të ketë qëndrime radikale ndaj shqiptarëve.

“Qëndrimet radikale të Gruevskit dikur, sot të Mickoskit dhe përgjithësisht të partisë së tyre, kur janë në pushtet, janë të diktuara nga politikat serbe dhe çdo qeveri në rajon që mban qëndrime radikale ndaj shqiptarëve duhet të dihet se ka autorizimin, sponsorizimin dhe mbështetjen e Beogradit. Qeveritë e Malit të Zi pro-serbe ishin qeveri të cilat sponsorizoheshin nga Beogradi. E gjithë loja politike e Serbisë është që të jetë lidership në Ballkan. Vuçiç kërkon të ruajë së paku influencën dhe ndikimin e tij në vendet e ish-Jugosllavisë dhe të krijojë një lloj partneriteti në dukje sovran me shqiptarët, duke artikuluar shpesh se në Ballkan janë dy popuj, serbët dhe shqiptarët, dhe mbi këtë balancë duhet të vendoset ekuilibri i marrëdhënieve në Ballkan. Duhet të dimë që prej vitit 1912 e deri më sot, kur Maqedonia e Veriut u bë pjesë e Serbisë, ka qenë krahinë, rajon ose pastaj republika me përkëdhelur e Serbisë, dhe politikanët maqedonas në periudhën e Jugosllavisë kanë qenë më agresivë se vetë serbët ndaj shqiptarëve. Në këtë sens është e arsyeshme të kuptojmë se lidhjet mes Shkupit dhe Beogradit janë shumë të qëndrueshme. Një rast konkret ka qenë në vitin 2012, kur ishte një mbledhje në Shkup nga Këshilli i Evropës dhe Kosova nuk u ftua,” tha analisti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026