Berisha: Rënia dramatike e turizmit në Shqipëri për shkak të eurove të drogës

5 Gusht 2025 | 13:40

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi në një konferencë për mediat nga selia blu atë që e cilësoi rënien dramatike të turizmit në Shqipëri këtë sezon.

Berisha tha se numri prej 10 mln turistësh i paraqitur 2-3 vitet e fundit është një mashtrim, sepse përfshin të gjithë pasagjerët shqiptarë dhe rajonalë të linjave ajrore.

Sipas tij, rënia drastike e turistëve që nisi vitin e shkuar dhe u thellua më shumë këtë vit ka si shkak paratë e pista të drogës që çuan në rënien drastike të euros.

“Rënia e vlerës së euros në 35 për qind, rënia e vlerës së dollarit në 35 për qind, rënie e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro. Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim.

Pra, edhe njëherë, zhvlerësimi që iu bë monedhës europiane dhe amerikane në Shqipëri nga kontejnerët me euro dhe dollarë të narkosve shqiptarë, zhvlerësimi prej 35 për qind, goditi turizmin në mënyrën më të egër, pasi çdo turist në Shqipëri duhet të shpenzonte për të njëjtat shpenzime, të njëjta blerje, 35 më shumë euro”, tha Berisha mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026