Çështja “Lookman”, futbollisti refuzoi ofertën e Arsenalit për Interin

11 Gusht 2025 | 16:35

Prej 1 muaji Inter dhe Atlanta vijojnë tratativat për transferimin e sulmuesit Ademola Lookman, por deri më tani nuk është marrë asnjë vendim.

Bergamaskët po shtynin ofertat e zikaltërve deri në limit dhe nënkampionët e Evropës janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë euro për kartonin e nigerianit.

Në këtë moment, Atalanta është tërhequr një hap pas, por pa marrë asnjë lloj vendimi, me çështjen që mbetet pezull.

Lookman më herët refuzoi ofertën e bërë nga Arsenali, si për ti dhënë një mesazh Atalantës, që dëshira e tij e vetme është Interi. Lojtari është larguar nga qendra stërvitore, nuk po paraqitet më dhe kjo është një arsye më tepër që Inter këmbëngul dhe beson se akordi është vetëm çështje kohe.

Në anën tjetër edhe Napoli qëndron në pritje, pavarësisht se Lookman i ka thënë jo një kalimi te kampionët në fuqi të Italisë.

Conte synon të ndërtojë një skuadër të denjë edhe për Ligën e Kampionëve dhe 27-vjeçari do të ishte një përforcim i zgjuar, pasi është një lojtar mjaft i kompletuar, teksa në sezonin e shkuar triumfoi në Europa League me Atalantën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026