Viti i ri shkollor 2025-2026, publikohet kalendari i ri

18 Gusht 2025 | 11:19

Ministria e Arsimit ka miratuar kalendarin zyrtar për vitin e ri shkollor 2025–2026, duke përfshirë datat e nisjes së mësimit, periudhat e pushimeve, afatet e provimeve kombëtare, si dhe procedurat e regjistrimit online për klasat hyrëse.

Sipas njoftimit, institucionet arsimore në të gjithë vendin përfshirë arsimin bazë, të mesëm të lartë do të nisin procesin mësimor më 8 shtator 2025. Mbyllja e vitit shkollor për nxënësit përveç maturantëve do të bëhet më 12 qershor 2026.

Për maturantët, mësimi përfundon më 29 maj, në mënyrë që të kenë kohën e nevojshme për t’u përgatitur për provimet shtetërore, të cilat janë planifikuar të zhvillohen nga data 1 deri më 26 qershor. Ndërkohë, nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen provimeve kombëtare në periudhën 15–26 qershor 2026.

Procesi i regjistrimit për klasën e parë dhe klasën e dhjetë do të realizohet përmes portalit e-Albania dhe do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht 2025. Sa i përket shpërndarjes së librave falas, shkollat do të afishojnë listat përkatëse dhe do të informojnë prindërit mbi datat dhe vendet ku do të kryhet marrja e tyre.

Pushimet dimërore janë caktuar nga 22 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, ndërsa ato pranverore do të zhvillohen nga data 30 mars deri më 3 prill 2026.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026