Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Preshevë, Mustafa: Spastrim makabër i Beogradit

18 Maj 2021 | 19:03

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës është realiteti me të cilën përballen çdo ditë shqiptarët aty.

Kryetari i partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa flet për këtë realitet në Balkan Talks në Euronews Albania.

“Përveç pasivizimit të adresave është ngritur kërkesa në Interpolin ndërkombëtar për marrjen e letërnjoftimeve apo pasaportave që akoma nuk kanë skaduar. Pa këto dokumente shqiptarët nuk njihen si qytetarë në trojet e tyre autoktone. Ky është një spastrim makabër i qeverisë së Beogradit”, u shpreh ai.

Partia Demokratike Shqiptare është duke mbledhur informacione për marrjen e dokumenteve që po i bëhet shqiptarëve.

“Janë dhjetëra raste që i janë marrë dokumentet dhe po mbledhim informacione për këtë. Ne do ngremë zërin në këtë drejtim para ambasadorëve, por nuk e kuptoj si mund ta pranojë këtë kërkesë Interpoli ndërkombëtar,”- tregon z. Mustafa.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa tregon se spastrimi etnik ka përfunduar në Medvegjë dhe po vazhdon në Bujanovc e Preshevë.

“Spastrimin etnik të shqiptarëve e ka nisur Beogradi dhe ky spastrimi po ndodh vetëm në komunat shqiptare. Fillimisht ka nisur në Medvegjë dhe kanë arritur që ta pastrojnë Medvegjën nga shqiptarët. Në Medvegjë nuk kanë ngelur më shumë se 400 shqiptarë nga 3700 që ka pasur në vitin 2001. Tani po vazhdojnë në Bujanovc dhe Preshevë”, shprehet

Sipas z. Mustafa Bashkimi Evropian është duke ngritur një komisioni që do informohet për pasivizimin, por edhe qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të bëjë diçka për këtë ngjarje.

“Ndërkohë BE-ja do jetë korrekte dhe sapo të formojë komisionin do vijë që të informohet për së afërmi duke takuar dhe persona që i është pasivizuar adresa. Këshilli i Sigurimit duhet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme që duhet ta kërkonte qeveria shqiptare dhe e Kosovës për ta ndërprerë këtë aktivitet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026