Arrestohet 22-vjeçari: Posedonte armë dhe shiste drogë, ishte në “Arrest shtëpie”

26 Gusht 2025 | 12:37

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit në Velipojë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe duke shitur kanabis në doza, ndonëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Sipas njoftimit të policisë, shërbimet kishin marrë informacion se shtetasi F. G., banues në fshatin Pulaj, dilte nga banesa dhe tregtonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me municion luftarak, doza të lëndës narkotike kanabis sativa dhe automjetin me të cilin ai qarkullonte.

F. G. ishte me masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, vendim i Gjykatës së Shkodrës.

Pas arrestimit, ai akuzohet për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026