VIDEO| Përplasje mes studentëve dhe policisë në Universitetin e Novi Sadit në Serbi
Tensionet mes studentëve protestues dhe policisë kanë shpërthyer sërish në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Novi Sadit, pasi autoritetet e institucionit morën vendim të ndalojnë hyrjen e studentëve në ndërtesë.
Vendimi i dekanit, i zbatuar nga policia serbe, ka nxitur protesta të ashpra nga studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij. Sipas raportimeve, policia dhe xhandarmëria përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa studentët mbanin duart lart në shenjë paqësore për të treguar se nuk po ushtronin dhunë.
Situata u përshkallëzua gjatë natës, kur një repart i xhandarmërisë iu bashkua forcave të policisë së trazirave, duke rrethuar protestuesit. Përleshjet u shënuan pasi studentët tentuan të thyenin kordonin policor për të hyrë në ambientet e fakultetit, ku më herët dekani dhe disa profesorë kishin ndërhyrë me forcë për të dëbuar studentët që prej muajsh protestojnë brenda godinës.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e dekanit dhe vendosjen e një date për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke akuzuar presidentin Aleksandar Vuçiç për autoritarizëm. Demonstratat e studentëve janë pjesë e një valë më të gjerë protestash në Serbi, që nisën në nëntor 2024 pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona.
Që prej asaj fatkeqësie, pakënaqësia publike është shprehur përmes protestave të vazhdueshme, të cilat shpesh kanë çuar në përplasje me forcat e sigurisë. Ndërkohë, presidenti Vuçiç ka paralajmëruar se tubimet masive përbëjnë rrezik për stabilitetin e shtetit dhe mund të thellojnë vështirësitë e brendshme që po kalon vendi.
RATNA ZONA: Novi Sad
Da nam nije N1 mogli bismo samo da se oslonimo na telefone onih u pozadini.
Razmislite o tome. 🤷♂️🤷♂️🤷♂️pic.twitter.com/hwz9nKiqQk— Aθαμαη ζαΓλιβλιαηςκι (@atamanzagliblje) August 27, 2025
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama