Vrau të afërmin me armë zjarri, dorëzohet kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër
Është vetëdorëzuar në polici Ndoc Maçaj, autori i dyshuar i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni, ngjarje e ndodhur në fshatin Abat, pjesë e njësisë administrative Shalë në Shkodër.
Ndoc Maçaj, me detyrë kryeplak i fshatit, është paraqitur në polici së bashku me armën e krimit, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja e cila ndodhi të enjten në mbrëmje.
Dyshohet se pak momente para ngjarjes, autori dhe viktima janë konfliktuar për motive të dobëta ku thuhet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën e ka qëlluar me një plumb në kraharor, i cili i ka shkaktuar vdekjen.
Autori dhe viktima janë të afërm, ndërsa aktualisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për parcela me bimë narkotike ndërsa policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Abat.
Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë 61-vjeçarin, për motive të dobëta. Arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.”
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë vënë në pranga shtetasin N.M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:
2 gëzhoja pistolete
2 mjete prerëse (një thikë dhe një kmesë)
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve