Turizmi nxit konsumin, doganat arkëtojnë 1.62 mld euro deri në shtator

2 Shtator 2025 | 17:15

Dogana shqiptare ka arkëtuar mbi 1.62 miliardë euro në buxhetin e shtetit për 8-mujorin e parë të vitit 2025, duke kaluar me rreth 55 milionë euro shifrat e së njëjtës periudhë të vitit 2024.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar 158 miliardë lekë të ardhura, ose 5.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Ky është niveli më i lartë i të ardhurave doganore ndonjëherë, me një rritje prej 65% krahasuar me vitin 2020 dhe 82% më shumë se në vitin 2013. Autoritetet thonë se kjo është rezultat i digjitalizimit të procedurave doganore dhe kontrollit më efikas.

Por çfarë ndikoi në rritjen? Konsumi i karburanteve (+50 mijë ton), cigareve (+176 ton), birrës (+69 ton) dhe kafesë (+5,2 ton) arriti nivelet më të larta historike. Të ardhurat nga akciza u rritën me 4.3 miliardë lekë, kryesisht nga karburantet (+2.2 mld), cigaret (+1.5 mld), vajrat lubrifikantë (+67 mln) dhe pijet alkoolike vendase (+60 mln). Edhe TVSH dha mbi 1.3 miliardë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë, kryesisht nga energjia elektrike, cigaret, kafeja dhe produktet metalike. Tatimi doganor shtoi 258 milionë lekë, i ndikuar nga ndryshimi i origjinës së importit për mallrat e konsumit të përgjithshëm.

Rezultatet tregojnë një rritje të fortë të konsumit dhe importeve, duke sjellë të ardhura rekord për buxhetin e shtetit në vitin 2025.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026