EMRI/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Mal të Zi

3 Shtator 2025 | 08:39

Policia e Tiranës ka realizuar operacionin ndërkombëtar “The Wanted”, duke vënë në pranga Magiljan Dedën, i cili ndodhej në kërkim nga autoritetet shqiptare për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Magiljan Deda, 31 vjeç u arrestua në Malin e Zi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai u shpall në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, datë 23.04.2025, që i caktoi atij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në prill 2025, dyshohet se Deda ka bashkëpunuar me një tjetër shtetas, tashmë i arrestuar, për kultivimin e 1640 bimëve narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte të Lezhës.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e paketuar për shitje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, po vijon procedurat për ekstradimin e Magiljan Dedës drejt Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026