Nisin regjistrimet në Universitetin e Korçës, cilat janë degët më të kërkuara

3 Shtator 2025 | 16:28

Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës kanë nisur regjistrimet e maturantëve në degët e ndryshme të studimit.

Programet teknologjike, ato të infermierisë dhe gjuhës angleze rezultojnë më të kërkuarat këtë vit, ndërsa programi i “Ekonomiks” mbetet ende pa kuota.

Sipas të dhënave të bëra publike nga drejtori i Kurrikulës, Artur Prifti, deri tani janë regjistruar rreth 300 maturantë, një numër i ngjashëm me atë të vitit të kaluar akademik.

Ai theksoi se krahas teknologjisë dhe infermierisë, interes të lartë ka edhe për programet e sporteve dhe të financës.

“Edhe këtë vit programet më të kërkuara janë ato të teknologjisë, sporteve, infermierisë, financës dhe gjuhës angleze,” u shpreh Prifti.

Sa i takon programit të Ekonomiks, këtë vit nuk janë kërkuar kuota për regjistrime, ndërkohë që në Fakultetin e Bujqësisë është prezantuar një program i riorganizuar për të tërhequr më shumë studentë.

Universiteti “Fan Noli” ofron 26 programe studimi, të ndara në ciklin “Bachelor” dhe programe dyvjeçare, në kuadër të katër fakulteteve që përfshin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026