Shpërthen bombola e gazit në banesën në Krumë, 1 shtetase e dëmtuar

4 Shtator 2025 | 10:42

Një shpërthim bombole gazi është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetin e Krumës, në Has.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në depon e banesës së shtetases me inicialet Sh. D.

Nga shpërthimi është plagosur vetë shtetasja në fjalë, e cila aktualisht po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përveç lëndimit të saj, shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme materiale në banesë si dhe në një objekt të afërt.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij incidenti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka folur edhe për largimin e ish-deputetes së...
22:14 | 17/06/2026

Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar protestën qytetare e cila sot hyri...
21:52 | 17/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në ditën e saj të 18-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në...
21:27 | 17/06/2026