Ekspertja e IGJEUM: Çfarë na pret me motin dhe temperaturat gjatë shtatorit

6 Shtator 2025 | 13:44

Ekspertja e IGJEUM, Anira Gjoni, foli në Euronews Albania lidhur me parashikimin e motit për muajin shtator.

Ajo njoftoi se temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta mbi mesataren, por herë pas here do të ketë reshje lokale shiu.

Gjoni tha se një moment për t’u freskuar do të jetë e enjtja dhe e premta në javën tjetër, ku sipas saj do të ketë reshje shiu, ndërsa ditët e tjera do të jenë të nxehta.

“Përgjatë këtyre ditëve na pret moti i kthjellët me alternime të vranësirave të herëpashershme, ndërsa nesër mund të presim edhe shira të vogla lokale në formën e stuhive. Temperaturat do të jenë relativisht të larta, të njëjta me këto të ditëve të fundit, ndërsa dhe java që vjen do të jetë me temperatura të larta. Gjatë ditës së enjte dhe të premte në javën e ardhshme do t’i rikthehen reshjet, ndërsa fillimi i javës do të jetë me mot të kthjellët dhe temperatura të larta deri në 35 gradë Celsius. Java që vjen pritet të jetë java më e nxehtë e muajit shtator, me temperatura mbi mesataren. Edhe kjo vjeshtë do të jetë me temperatura të larta duke përfshirë gjithë muajin shtator.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026