PSG humbet për 1 muaj 2 lojtarët kyç, drejtuesit fajësojnë Deschamps

8 Shtator 2025 | 13:58

PSG do të rikthehet në aktivitet pa 2 lojtarët e saj kryesorë, Dembele dhe Doue, për faktin se këta të fundit u dëmtuan në përgatitjet me kombëtaren. Për këtë, drejtuesit parizienë kanë fajësuar trajnerin Deschamps.

Kombëtarja franceze vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese drejt Kupës së Botës, teksa pak ditë më parë mposhti Ukrainën në duelin hapës. Trikolorët morën një fitore të pastër, por lajmi i keq është dëmtimi i dyshes Dembele-Doue, e më tepër se në kombëtare, të shqetësuar janë në Paris, ku për pak ditë luhet dhe ndeshja e Champions League ndaj Atalantës.

Dyshja në fjalë braktisi grumbullimin e ekipit kombëtar për shkak të dëmtimit dhe të dy shfaqën probleme në sfidën ndaj Ukrainës. Sipas mediave franceze, Dembele do të mungojë të paktën 6 javë, ndërsa Doue rreth 1 muaj, pra duke humbur disa ndeshje të rëndësishme me PSG. Kjo gjë i ka irrituar drejtuesit parizienë, të cilët kanë fajësuar teknikun Deschamps, pasi ky i fundit jo vetëm e grumbulloi Dembele që më herët kishte shfaqur shqetësime, por madje e aktivizoi atë.

“Isha i sigurt se ai ishte i aftë të luante një ndeshje të nivelit të lartë, përndryshe nuk do ta kisha luajtur. Ai ishte në formë të mirë. Është për të ardhur keq, por mund t’i kishte ndodhur edhe një lojtari tjetër. Mora vendimin për ta luajtur, sepse nga ana mjekësore nuk kishte problem”, deklaroi më pas tekniku francez.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026