15-vjeçari shpallet shenjtor nga Papa, Pashkja: Ja dy mrekullitë e tij të dëshmuara
Shenjtërimi i Karlo Akutisit, adoleshentit italian që u nda nga jeta në moshën 15-vjeçare si pasojë e leucemisë akute, është një nga rastet më të rralla dhe më prekëse të historisë së re të Kishës Katolike.
Kështu është shprehur zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Mark Pashkja, në një intervistë për Euroneës Albania.
“Është shumë e vërtetë në fakt, kemi të bëjmë me një nga rastet më të veçanta të shenjtërimit në moshë kaq të re. Vetëm në tre raste të tjera në historinë e Kishës kemi parë shenjtërime të ngjashme në moshë të re, shën Maria Goretti, e shpallur shenjt rreth moshës 20-vjeçare, dhe shën Domenik Savio, që jetoi në shekullin XIX në Torino të Italisë. Por Karlo është padyshim një nga shenjtërit më të rinj të kësaj kohe.”- tha Pashkja.
Karlo Akutis lindi në Londër nga prindër italianë, të cilët ndodheshin aty për arsye pune, dhe më pas jetoi në Milano. Ai ndërroi jetë në vitin 2006, pas një beteje të shkurtër, por të rëndë, me një formë agresive të leucemisë.
Gjatë kësaj kohe të shkurtër në tokë, por të pasur në hir dhe në shenja shpirtërore, ai la pas një dëshmi të fuqishme besimi, përvujtërie dhe dashurie ndaj Eukaristisë.
“Gjatë kësaj faze të shkurtër të jetës, por që ishte në të vërtetë shumë e gjatë për nga virtutet dhe shenjat që ai dha, Karlo dëshmoi një shenjtëri që preku zemrat e mijëra njerëzve.” -tha Dom Pashkja.
Shenjtërimi i tij u bë i mundur pas pranimit të dy mrekullive të dokumentuara dhe të njohura nga Vatikani.
Mrekullia e parë ndodhi në Brazil, ku një djalë i vogël kishte lindur me një deformim të rëndë të pankreasit, që i rrezikonte seriozisht jetën. Prindërit e tij, të njohur me jetën e Karlo Akutisit, morën një fotografi të tij dhe u lutën për ndërmjetësim.
“Një ditë më pas, deformimi nuk ekzistonte më. Krahasimi i analizave tregoi një situatë krejt ndryshe.” -tregoi Dom Pashkja.
Rasti i dytë lidhet me një vajzë studente në Itali, e cila pësoi një aksident të rëndë me biçikletë dhe ra në gjendje kome. Rezonancat e para nuk jepnin aspak shpresë për rikuperim. Nëna e saj shkoi në Perugia, ku ndodhet trupi i Karlo Akutisit, dhe kaloi gjithë natën mbi varrin e tij, duke u lutur me imazhin e shenjtit të ri në duar.
“Të nesërmen, ajo mori një telefonatë vajza kishte dalë nga koma,” tha ai.
Sipas Dom Mark Pashkjas, këto dëshmi janë një tregues i qartë se Karlo Akutis është një shembull i shenjtërisë që nuk njeh moshë, kohë apo vend. Ai është një dëshmi se Zoti vepron edhe përmes jetëve të thjeshta, të heshtura, por të mbushura me dashuri dhe besim.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur