Osmani: Bllokimi për postin e nënkryetarit të Kuvendit është i papranueshëm

9 Shtator 2025 | 13:11

Pas dorëzimit të komenteve në Gjykatën Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se po bllokohet funksionimi i shtetit për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit.

“Po synohet që për një nënkryetar, të bllokohet shteti në tërësi sepse një shtet pa institucione është shtet i dështuar”, tha Osmani në një konferencë për media.

Ajo shtoi se vonesa në konstituimin e Kuvendit dhe moszgjedhja e kryetarit rrezikojnë seriozisht funksionimin institucional dhe themelet e Republikës së Kosovës. Për postin e nënkryetarit që i takon komunitetit serb, Osmani deklaroi se ai pozicion do të mbetet i zbrazët për momentin, pa penguar procesin e konstituimit.

“Kur Kryesia ka kuorum dhe kryetar, dhe deputetët kanë kryer betimin, bllokimi për një post të vetëm pamundëson përfaqësimin legjitim të qytetarëve dhe ushtrimin e sovranitetit,” theksoi ajo.

Presidentja Osmani paralajmëroi se me të drejtat e komuniteteve nuk mund të abuzohet në mënyrë që të bllokohet funksionimi i institucioneve. Ajo kujtoi se Lista Serbe më herët është larguar nga institucionet pa penguar funksionimin e shtetit dhe kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të mos lejojë veto mbi proceset jetike të shtetit.

“Veto mbi Republikën nuk ka qenë kurrë qëllim i Kushtetutës. Të jepet e drejta e vetos një partie që përfaqëson një komunitet do të zhvleftësonte Republikën në një copë letre,” përfundoi Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026