Asgjësohen 137 bimë kanabis në tokë publike, një i arrestuar në Malësinë e Madhe
Policia e Shtetit ka vijuar operacionin antikanabis të koduar “Koordinata” në qarkun Shkodër, ku gjatë një aksioni të zhvilluar në fshatin Jubicë, Malësi e Madhe, ka asgjësuar 137 bimë narkotike, të dyshuara si Cannabis Sativa.
Bimët ishin kultivuar në një parcelë toke publike, ndërsa në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë, i dyshuar si personi përgjegjës për kultivimin e tyre.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Njoftimi i policisë
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se ky shtetas ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat