Masakra me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër, merret në pyetje Mustafa Lici

12 Shtator 2025 | 13:02

Rreth 20 persona janë marrë në pyetje lidhur me masakrën e ndodhur në Shkodër disa ditë më parë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë të plagosur.

Mes të pyeturve është edhe Mustafa Lici lidhur me banesën e motrës së tij, ku u gjeten armë, municione dhe dronë. Lici ka deklaruar se motra e ka dhënë me qira banesën pasi jeton jashtë vendit.

Asnjë prej personave të marrë në pyetje nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që mund të kenë porositur Ragib Gilën për të kryer krimin.

Dy të shpallurit në kërkim Barush Bregu dhe një 17-vjeçar nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë territorit shqiptarë sipas sistemit TIMS.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026