Gazetari Berisha: Kurti dhe Osmani përdorin retorikë për të kapitalizuar pushtetin
Gazetari nga Kosova, Rid Berisha, ishte i ftuar këtë fundjavë në emisionin Euronews Weekend me moderatoren Alba Xhani, ku foli mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situatën politike në veri të vendit.
Gjatë intervistës, Berisha ndau një vlerësim kritik për mënyrën se si, sipas tij, qeveria Kurti ka menaxhuar raportin me komunitetin serb dhe mundësinë për ndërtimin e një klime demokratike.
“Të ndaj një informacion me ju Alba, Lista Serbe në Kosovë përpara këtyre zhvillimeve dukej e shpërbërë veçse ato që në veri ishin të tronditur nga bandat kriminale të kësaj partie. Prandaj pyetja legjitime është si është e mundur që qeveria Kurti në 4 vite nuk bëri asnjë përpjekje për të krijuar një shtrat pluralizmi tek vetë serbët që të krijojnë mundësinë që ata të votojnë të lirë për këdo, përkundrazi aktivizoi retorikën për një grusht votash. Gjithë kjo po ndodh që ata të kapitalizojnë të ardhmen e tyre politike si Kurti dhe Osmani,” – tha Berisha.
Ai shtoi se mungesa e një alternative reale politike për qytetarët serbë në Kosovë ka lënë hapësirë për ndikimin e grupeve të lidhura me krimin, ndërsa theksoi se qeveria aktuale nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për ta ndryshuar këtë realitet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia godet me raketa Ukrainën, ambasadori zbulon gjendjen e shqiptarëve në Kiev
Salianji për Euronews Albania, flet pas skualifikimit nga gara: Berisha vetë kandidat përjashtoi kanditatët, absurde
Temperatura të larta dhe thatësirë, meteorologia tregon si nis muaji maj
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë