Ambasadori i Ukrainës i nënshtrohet ndërhyrjes kardiologjike, si paraqitet gjendja

14 Shtator 2025 | 19:57

Pasi shfaqi probleme kardiake gjatë kësaj të diele, Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov nis me urgjencë drejt kryeqytetit.

Nga burime për Euronews Albania, mësohet se ambasadori i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike.

Nga të njëjtat burime thuhet se ambasadori iu nënshtrua në kryeqytet me urgjencë Koronaroangiografisë dhe më pas ndërhyrjes PCI – Angioplastikë Koronare me vendosje stenti, e cila u realizua me sukses. Aktualisht, ai po vijon trajtimin nën kujdes intensiv.

Kujtojmë se ambasadori ka shfaqur probleme kardiake në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku, së bashku me bashkëshorten, kishte kaluar fundjavën.

Burime të sigurta thanë se ambasadori, gjatë paradites së sotme, ka qenë duke ecur në pyjet e fshatit Voskopojë, kur ka shfaqur probleme me shëndetin, çka e ka detyruar të kthehet në hotelin ku ishte akomoduar.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit mjekësor të qendrës shëndetësore të fshatit që ka dhënë ndihmën e parë, e më pas është lajmëruar urgjenca e spitalit rajonal të Korçës, ku mjekët kardiologë, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë, e kanë nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026