Motivimi i Sylvinhos në dhomat e zhveshjes, FSHF ndan pamjet pas sfidës me Letoninë

15 Shtator 2025 | 21:12

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi një video nga dhomat e zhveshjes së Kombëtares pas ndeshjes me Letoninë, ku trajneri Sylvinho iu drejtua lojtarëve me një mesazh të fortë motivues dhe solidariteti.

Në fjalimin e tij, tekniku brazilian filloi duke u kërkuar ndjesë futbollistëve që nuk patën mundësi të aktivizoheshin, duke theksuar se e kupton plotësisht frustrimin e tyre.

Sylvinho përgëzoi skuadrën për paraqitjen dhe përpjekjen në një ndeshje shumë të vështirë, duke theksuar se kjo është rruga e vetme drejt suksesit.

Ai vlerësoi gjithashtu frymën e grupit dhe mbështetjen që lojtarët e stolit i dhanë shokëve në fushë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë brenda skuadrës.

Në video, trajneri përmendi edhe rastin e Marash Kumbullës, i cili u aktivizua vetëm për disa minuta, duke shprehur empatinë e tij si ish-futbollist për ndjenjën e pakënaqësisë që sjell mungesa e minutave të lojës.

Ai falenderoi gjithashtu lojtarët për qëndrimin pozitiv dhe mbështetjen gjatë gjithë ndeshjes.

Sylvinho u shpreh: “Çuna, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Urime të gjithëve, keni bërë shumë mirë. Kjo është rruga jonë dhe nuk ka tjetër! Më vjen keq nëse dikush nuk luan, e di që është ndjenjë e shëmtuar. Edhe Marashi që hyri për pak minuta, e ndjej shumë mirë se kam qenë vetë futbollist. Por bravo, faleminderit për qëndrimin tuaj.”

Ai përmendi gjithashtu momentin kur Asllani mori përsipër penalltinë dhe theksoi se gjithë skuadra ishte e bashkuar pranë tij, duke nxjerrë në pah unitetin dhe solidaritetin në grup.

“Kur Asllani mori përsipër penalltinë, pashë gjithë skuadrën në pankinë, pashë Dakun e Hoxhën pranë vijës së fushës. Kjo është ajo që dua të shoh, skuadër që mbështet njëri-tjetrin. Bravo çuna, tani nuk e kemi më këtë problem. Punë shumë e mirë!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026