Nis kompeticioni spektakolar i Champions League, 6 duele interesante
Kompeticioni më spektakolar për klube në botën e futbollit nis në mbrëmje me fazën e ligës. Champions League zhvillon 6 duelet e para të cilat priten me shumë interes. Rekordmenët e kompeticionit, Reali i Madridit, Juventus, Arsenal, apo edhe kampionët në fuqi të Europa League, Tottenham, janë disa nga ekipet që do të provojnë veten këtë të martë.
Më interesant është padyshim dueli që luhet në “Allianz” të Torinos, ku Juventusi, pas asaj fitores spektakolare ndaj Interit në kampionat, vjen me moralin lart dhe i bindur se suksesin mund ta përsërisë ndaj verdhezinjve. Këta të fundit gjithmonë kanë treguar se forma në Bundesligë nuk ka asnjë ngjashmëri me atë çka prodhojnë në kompeticionet evropiane. Dortmundi vjen me 9 mungesa në këtë duel të vështirë, ndërsa bardhezinjtë e Tudor nuk kanë pjesë të tyre yllin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Athletic Bilbao-Arsenal po ashtu do të jetë një duel interesant që do të konfirmojë forcën e topçinjve në nisje të këtij rrugëtimi të ri evropian. Sa i përket Realit të Madridit, ai pret në shtëpi Marsejën e De Zerbit, e cila po ashtu vjen me moralin lart pas fitores 4-0 në Ligue 1. Nga Europa League në Champions, Tottenhami do të tregojë nëse vërtet i ka kapacitetet të përballet me emrat e mëdhenj, ku kundërshtari i parë është Villarreali. 2 duelet e tjera të së martës janë PSV-Royale Union dhe Benfica-Qarabag.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni