Medalje argjendi për Shqipërinë: Valiev i dyti në botëror, u ndesh i dëmtuar
Mundja shqiptare regjistroi një tjetër sukses, këtë herë në botërori ne mbajtur në Kroaci, aty ku Chermen Valiev ngriti lart flamurin kuqezi, ndërsa arriti të fitojë medalje argjendi. Mundësi ynë ishte shumë pranë medaljes së arit, por për shkak dëmtimi performanca e tij në finale nuk ishte ajo e pritura. Dueli me japonezi Kota Takahashi u mbyll me rezultatin 8-2 në favor të këtij të fundit, i cili u shpall kampion për peshën 74kg.
Në pamjet e publikuara më pas, në momentin kur Valiev rrëmbeu medaljen u pa shkalla e tij e dëmtimit, ku u konfirmua se mundësi luftoi gjatë gjithë duelit me këmbën që i jepte dhiumbje si pasojë e dëmtimit. Ai u pa i fashur teksa shkonte në podium, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të specializuar në spital. Një moment që tregoi dëshirën e madhe, por dhe sakrificën e Valiev për të ngritur lart flamurin shqiptar, por dhe veten në kampionatin botëror të mundjes.
Kujtojmë që edhe më herët Valiev ka pasur performanca të jashtëzakonshme, ndërsa ka triumfuar në kampionatin evropian, por fitoi dhe medaljen historike për Shqipërinë në lojërat olimpike.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë