Goxhaj: Pas ankesave të Kurtit, Haga e ndaloi Thaçin të takonte vëllezërit
Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ndalua të takonte vëllezërit, pasi kryeministri Albin Kurti tha në një dalje televizive se PDK vijon të marrë direktiva nga Thaçi në Hagë.
Goxhaj tha se dëshmia e ish-zyrtarit amerikan James Rubin zbuloi të vërtetën e rëndësishme, që Thaçi nuk ka pasur fuqi në vendimmarrje pasi Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk kanë qenë komandantë të UÇK por përfaqësues politikë.
“Thaçi, Krasniqi, Veseli nuk ka qenë komandantë në UÇK, kanë qenë përfaqësues politik të UÇK dhe ushtria dhe politika janë dy gjëra të ndryshme. Nuk kanë pasur detyra komanduese, por ato të përfaqësimit politik, pra akuza që iu bëhet atyre për krime nuk mund ta mbajnë ata. Ata nuk kanë qenë komandantë, këtë e përcaktoi shumë mirë James Rubin sot. Dhe e dyta, burgosja e tyre 5-vjeçare ishtë qëllimisht dhe politike. Për të sqaruar këtë duhet të falenderojmë Albin Kurtin që në n korrik të këtij viti doli në një intervistë televizive dhe tha; këta të PDK vazhdojnë të marrin udhëzime nga Thaçi, pra shkojnë në Hagë dhe marrin udhëzime. Dhe me datë 18 gusht Haga merr vendimin që Thaçit t’i ndërpriten takime edhe me vëllezërit e tij prej ankesave të Albin Kurtit. Thaçi nuk është një person i dënuar dhe nuk e pengon askush të japë direktiva politike”, tha Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje