Mourinho rikthehet në vendndlindje, pritet të nënshkruaj me ekipin që nisi karrierën
Mediat portugeze raportojnë se Benfica ka arritur një marrëveshje në parim me José Mourinhon për të marrë drejtimin e skuadrës.
Trajneri portugez shihet si pasuesi i Bruno Lage, i cili u shkarkua të martën pas humbjes surprizë ndaj Qarabagut.
Median bëjnë me dije se palët tashmë kanë rënë dakord mbi pikat kryesore të kontratës, ndërsa detajet e saj janë në proces finalizimi.
Interesant mbetet fakti se pikërisht Benfica ndikoi në shkarkimin e fundit të Mourinhos, teksa humbja e Fenerbahçes ndaj kuqebardhëve në kualifikueset e Ligës së Kampionëve i kushtoi atij vendin e punës. Tani, i njëjti kompeticion evropian solli fundin e epokës Lage dhe hap rrugën për rikthimin e “Special One” në Luz.
Benfica ka një vend të veçantë në historinë e Mourinhos, pasi ishte klubi i parë që ai drejtoi si trajner kryesor në sezonin 2000/2001. Megjithatë, aventura e tij zgjati vetëm 10 ndeshje, duke përfshirë një fitore të thellë 3-0 ndaj Sportingut, ndeshje që rezultoi edhe e fundit e tij në krye të kuqebardhëve.
Pas largimit nga Luz, Mourinho u ngjit me shpejtësi drejt majës së futbollit botëror, duke fituar trofe madhorë me Porton, Chelsea-n, Interin dhe Real Madridn. Përvoja e tij e fundit përfshin drejtimin e Tottenham, Romës dhe Fenerbahçes, ku fitoi Ligën e Konferencës me italianët.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta