Teliti zbulon se si do votojnë këshilltarët e djathtë për shkarkimin e Veliajt

17 Shtator 2025 | 21:31

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se objektivi i parë i opozitës është largimi sa më parë i Erion Veliajt zyrtarisht.

Nisur nga ky objektiv, Teliti u shpreh se këshilltarët e djathtë do të votojnë pa hezitim për shkarkimin e Veliajt kur propozimi i mazhorancës të sillet ditën e premte në Këshillin Bashkiak.

“Qëllimi ynë politik është shkarkimi i Erion Veliaj, jo sot, sot është e vonuar. E kemi dashur këtë jo në 10 shkurt kur u arrestua, por muaj, vite më parë. Kemi bërë 44 protesta që ai të largohet. Nga ana juridike le të flasin juristët.  Nga ana politike, Tirana është bërë një kryeqytet i denjë vetëm për një vend të botës së tretë. Patjetër që do ta votojmë, ama kërkesa duhet të jetë konform ligjit se nuk është përgjegjësi e opozitës, se nuk po marrin mendimin tonë, por mazhoranca është e detyruar të plotësojë procedurën. Unë si nënkryetar këshilli nuk kam asnjë problem të vijë edhe Veliaj përballë dhe të debatojmë. Kur ata ta sjellin në premten vendimin, do marrin masa që të procedura të jetë korrekte. Objektivi ynë politik është largimi sa më i parë i Erion Veliajt. Objektivi ynë final është largimi i tij zyrtarisht. Nëse mazhoranca ka nevojën e opozitës për largimin e Veliajt jemi gati, i kthejmë Tiranës dinjitetin e humbur, Veliaj është model i vjedhjeve, abuzimeve”, tha Teliti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026