I shpallur në kërkim për dy vepra penale, kapet 39-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Time”, duke kapur dhe vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për dy vepra penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, lokalizuan dhe arrestuan në rrugën “Kastriotët” shtetasin A. K. (H.), 39 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu, ai është dënuar me 1 muaj e 10 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Policia njofton se kontrollet për kapjen e personave në kërkim vijojnë, në kuadër të angazhimit për goditjen e paligjshmërisë dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk