Mbyllet java e parë e Europa League, 40 gola të realizuar në 18 duele

26 Shtator 2025 | 11:34

18 ndeshjet e javës së parë në Europa League prodhuan në total 40 gola, ndërsa të enjten pretendentët nuk zhgënjyen, ku regjistruan fitore Lyon, Aston Villa, Shtutgart dhe Porto. Britanikët morën fitoren e parë për këtë sezon, ku kundërshtari i parë në fazën e ligës ishte Bolonja. Një duel që u vendos nga një gol i kapitenit McGinn, por rastet nuk munguan në të dyja kampet. Watkins shpërdoroi mundësinë më të mirë për të dyfishuar avantazhin, por gaboi në ekzekutimin e një 11-metërshi.

Në Gjermani Shtutgarti vendës bëri detyrën ndaj Celta Vigo, duke e mposhtur këtë të fundit në shifrat 2-1 me golat e Bounanou e El Khannouss. Miqtë reaguan pak minuta para fundit të sfidës me Borja Iglesias, por pa mundur më tej të bëjnë diçka që do t’u dhuronte 1 pikë. Porto e Lyon po ashtu ia dolën të merrnin 3 pikët, teksa e mbyllën duelin me vetëm një gol të realizuar.

Të njëjtën gjë bëri dhe Genk në transfertën e Rangers, duke i mposhtur këta të fundit me golin e Hyeon-Gu. Sa i përket dueleve të luajtura në orën 18:45 Steaua triumfoi ndaj holandezëve të Eagles dhe Lille ndaj Brann. Rezultati më i thellë i së enjtes ishte në Young Boys-Panathinaikos, sfidë e mbyllur 1-4. Ferencvarosi-Plzen u mbyll pa fitues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026