A do të ketë tifozë në ndeshjen me Shqipërinë? UEFA merr vendimin për Serbinë
30 Shtator 2025 |
10:37
Incidentet në ndeshjen Serbi-Angli nuk kanë kaluar pa marrë vëmendjen e UEFA-s, e cila ka dhënë tashmë edhe vendimin, duke gjobitur me 80 mijë franga Federatën Serbe, si dhe detyruar që 20% e stadiumit të jetë i mbyllur për ndeshjen me Shqipërinë.
Vendimi i Komitetit Disiplinor të FIFA-s renditi shkeljet e mëposhtme:
- pamundësia për të siguruar rendin dhe disiplinën brenda dhe përreth stadiumit,
- përdorimi i lazerëve dhe gjesteve, fjalëve dhe objekteve të papërshtatshme,
- ndërprerja gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare,
- sjellja diskriminuese e tifozëve individualë
Pra, në përballjen e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, që është caktuar të luhet në Leskovac, do të jenë të pranishëm 6500 tifozë serbë, ndërsa impianti ka kapacitetin 8136 vende.
Kujtojmë që në këtë sfidë, tifozët shqiptarë janë të ndaluar të marrin pjesë. Serbi-Shqipëria është cilësuar si ndeshja më e rëndësishme për kuqezinjtë në kualifikueset drejt Kupës së Botës 2026.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal