Nis viti akademik 2025–2026 në të gjitha universitetet në Shqipëri

6 Tetor 2025 | 07:20

Të hënën nisi viti i ri akademik për rreth 20 mijë studentë, të cilët kanë vendosur të ndjekin një nga degët që ofrojnë universitetet në Shqipëri.

Edhe pse kjo është një shifër e lartë, krahasuar me një vit më parë, ka një rënie të regjistrimeve me thuajse 20%.

Megjithatë, numri i studentëve në arsimin e lartë ka ardhur në rënie nga viti në vit, kryesisht për shkak të emigracionit.

Nga rreth 117 mijë studentë në vitin 2016, numri total në arsimin e lartë publik në vitin 2024 ka rënë në rreth 86.900 – një humbje e konsiderueshme për universitetet shtetërore.

Sa i takon përqindjes së regjistrimeve, universitetet publike përbëjnë 75% të totalit, ndërsa ato private 25%.

Duhet theksuar se është ende në vijim faza e regjistrimeve ku më 8 tetor do të kemi raundin e dytë në 5 faza 48-orëshe dhe raundi i tretë do të jetë nga datat 13 deri më 24 tetor 2025.

Edhe pse universitetet private kanë më pak regjistrime këtë vit, të dhënat tregojnë se në afatgjatë ato kanë tërhequr më shumë studentë.

Nga rreth 24 mijë studentë në vitin 2016, numri në vitin 2024 është rritur mbi 37 mijë. Kjo prirje lidhet edhe me faktin se universitetet private ofrojnë më shumë fleksibilitet, degë pa kërkesë për mesatare të lartë dhe lidhje më të drejtpërdrejta me tregun e punës.

Sa i përket degëve më të kërkuara, mjekësia, teknologjia e informacionit dhe inxhinieritë në përgjithësi kryesojnë, të ndjekura nga programet në fushën e ekonomisë dhe financave. Në disa raste, këto degë kanë ezauruar 100% të kuotave që në raundet e para.

Ndërkohë, degë si bujqësia, shkencat natyrore, astronomia dhe biologjia janë në kufijtë minimalë të regjistrimeve, duke rrezikuar mbylljen në mungesë të interesit.

Kuotat në degët e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe arkitekturës tek Universiteti Politeknik i Tiranës janë plotësuar 100%, gjithashtu dhe degët e IT-së. Kuotat janë plotësuar edhe tek dy Akademitë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Rendit. Regjistrimet në universitetet publike janë 75%, ndërsa te privati 25%.

Viti akademik pritet të përmbyllet më 25 shtator 2026.

Një risi këtë vit janë disa programe të reja studimi që ofrojnë diploma të dyfishta, në bashkëpunim me universitete ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga godinat e reja në Qytet Studenti, ku do të akomodohen rreth 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës.

Rama thotë se këto godina kanë shtuar kapacitetin me rreth 700 vende më shumë se një vit më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026