Rriten rastet me probleme të shëndetit mendor në Maqedoninë e Veriut

10 Tetor 2025 | 21:17

Mjekët psikiatër në Maqedoninë e Veriut japin alarmin se tragjeditë e shumta kanë shtuar numrin e personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Klinika e Psikiatrisë në Shkup alarmon për një rritje të numrit të personave të cilët kërkojnë ndihmë për probleme me shëndetin mendor. Shkaqet janë të shumta, por rezultati i njëjtë, qytetarë që përjetojnë ankth, frikë, depresion dhe forma të tjera të gjendjes së rënduar emocionale.

 “Tragjeditë e shumta në të cilat kanë humbur jetën qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, gjatë viteve të fundit, kanë bërë që të rritet numri i personave të cilët kanë probleme me shëndetin mendor. Për këtë shkak edhe nga Klinika e Psikiatrisë po tentojnë që ta ngrisin vetëdijen që sa më shumë të flitet në mënyrë të hapur për këtë problem, dhe të kërkohet ndihmë profesionale”-shprehet Ferikan Iljazi Arifi, gazetare.

Drejtoresha e Klinikës së Psikiatrisë Slavica Arsova ka vërejtur një valë të pacientëve sidomos pas tragjedisë me zjarrin në diskotekën në Koçani.

 “Ajo që shihet menjëherë janë plagët fizike – thyerjet, djegiet – por pasojat më të rënda dhe më afatgjata janë ato psikike. Ne kemi qenë të pranishëm që nga dita e parë, jo vetëm për të plagosurit dhe të afërmit e tyre, por për të gjithë qytetarët, sepse kjo ngjarje ka lënë pasoja në shëndetin mendor të secilit”-shprehet Slavica Arsova, Klinika e Psikiatrisë

Profesionistët e fushës bëjnë apel edhe për rikthimin e vlerave të solidaritetit dhe ndihmës reciproke dhe shmangies së jetës së izoluar.Këtë vit, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut është futur edhe kontrolli për depresion tek të rinjtë nëpërmjet mjekut familjar.

 “Shëndeti mendor në Maqedoni ende shihet si temë tabu. Ne duam ta ndryshojmë këtë. Për herë të parë përfshimë gjendjet e shëndetit mendor në kontrollet parandaluese, që mjekët amë të mund të identifikojnë rastet e mundshme të depresionit apo ankthit”.-shprehet Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Shëndetësi.

Në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor në sheshin “Maqedonia”, qytetarët lanë edhe mesazhe simbolike si: “Komuniteti shëron. Kurrë mos harro, nuk je vetëm”, “Buzëqeshi ditës dhe ajo do të buzëqeshë ty”, “Ndaj, mos e mbaj në vete” dhe “Merre me qetësi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026