Replikat/ Bylykbashi: Ligji 7501 është miratuar nga PS! Lamallari: S’dua ta zgjas

14 Tetor 2025 | 11:10

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Ligjit ka korrigjuar dhe kritikuar ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili u shpreh se ligji 7501 u miratua nga Partia Demokratike dhe se i është referuar medias. Bylykbashi theksoi se si ministër i Drejtësisë,  Lamallari duhet ti referohet fakteve dhe se ligji 7501 është miratuar në vitin 1991 nga PS-ja.

Ai theksoi se në rast se nuk është i informuar nuk mund të dalë në Parlament dhe të dezinformojë shqiptarët. Nga ana tjetër ministri u shpreh se nuk do që ta kthejë fokusin e takimit me një çështje që e ka ezauruar. Lamallari theksoi se nuk iu referua medias por të një deklaratë për mediat të kreut të PD-së.

“Nuk dua ti rikthehem një çështjeje që e ezaurova. Nuk iu referova në substance medias, iu referova deklaratës së kryetarit tuaj në media që bënte një mea kupla për këtë ligj, për të qenë shumë korrekt. Nuk do doja të vazhdojmë më, se do duket sikur ky është fokusi i takimit, unë jam thirrur për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja të drejta,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026