PS rrëzon kërkesën e PD për komisionet për çështjen McGonigal dhe zgjedhjet

17 Tetor 2025 | 13:58

Socialistët nuk kanë dhënë dakordësinë në konferencën e kryetarëve për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuar nga demokratët për çështjen McGonigal si edhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mazhoranca ka kërkuar që të ketë argumente shtesë, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret në seancën parlamentare të 30 tetorit. Sa i takon mocionit me debat për Onkologjikun, socialistët kanë propozuar që ta bëjnë interpelancë duke lënë një afat 30 ditor.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një postimi në “X”  shkruan se gjatë konferencës së kryetarëve ka shprehur dëshirën që të pranohet çdo instrument kontrolli parlamentar.

“Sot në konferencën e kryetarëve kam rishprehur qëndrimin dhe dëshirën tonë të pranojmë çdo kërkesë/instrument kontrolli parlamentar. Çdo kërkesë të bazohet në rregullat e gjithëpranuara nga ligji dhe vendimet e GJK, në fakte dhe grup-fakte, jo në thashetheme. Tung!” shkruan ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026