Klasikja i takon Bayern-it, mposhti Dortmund-in në shtëpi 2-1, kryeson kampionatin

19 Tetor 2025 | 18:40

Bayern absolut në ligë, mposht Dortmundin në klasiken e Gjermanisë. Der Klasiker e Gjermanisë është fituar nga Bajerni i Mynihut i cili kryeson me pikë të plota kampionatin. Dueli i së shtunës përfundoi në shifrat 2-1.

Klasikja e futbollit gjerman nuk pati surpriza, aty favoritët nga Mynihu triumfuan përballë verdhezinjve të Dortmundit dhe blindojnë kështu vendin e parë. Me pikë të plota pas 7 ndeshjeve të luajtura, Bayern Munchen është padyshim pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion, ndërsa e sheh veten ++5 nga vend ii dytë që mbahet nga Leipzig. Në Allianz Arena, ekipi i Vincent Kompany luajti më mirë se kundërshtari edhe pse ishte në vështirësi kryesisht në minutat e fundit, ku rrezikoi të barazohet nga kundërshtari.

I përhershmi Harry Kane realizoi golin e parë të sfidës, pas një topi të krosuar saktë nga Kimmich në një goditje dënimi. Avantazh minimal për bavarezët në fraksionin e parë, por dyfishuan në të dytin me Olise, pas një hezitimi për të larguar topin nga mesfushori Bellingham.

Dortmund reagoi 6 minuta para fundit ku gjeti golin me Julian Brandt, por vetëm aq pasi verdhezintjë e patën të pamundur të shënojnë sërish, duke bërë që kampionët e Gjermanisë të marrin 3 pikët e radhës. 21 pikë në 7 javë, me 27 gola të shënuar dhe 4 të pësuar e bëjnë Bayernin mbrojtjen dhe sulmin më të mirë të Gjermanisë.

LEXONI GJITHASHTU;

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026