Kriza ekonomike te Barcelona, skaudra nuk ka shlyer ende borxhet e merkatos
Kriza financiare e Barcelonës është edhe më e thellë nga sa është raportuar, teksa një document i publikuar së fundmi, zbulon se katalanasit ende nuk kanë shlyer skuadrat nga ku kanë transferuar futbollistët në merkato. Borxhi total raportohet rreth 159 milionë euro.
Problemet në aspektin ekonomik nuk janë dicka e re për Barcelonën, pasi prej kohësh është përfolur për dicka të tillë, madje e ka pasur të vështirë të regjistrojë lojtarët. Një document i publikuar së fundmi konfirmon se katalanasit madje nuk kanë shlyer pagesat ndaj klubeve nga ku kanë transferuar futbollistët. Pra e thënë më thjeshtë, janë në borxhe me skuadrat si Man City, Leeds, Leipzig, Paranaense apo Sevilla, ku vlera totale është 159 milionë euro.
Për të shmangur penalizimet, ndaj Barcelonës është vendosur një ultimatum ku një pjesë e pagesës të shlyhet brenda këtij sezoni, konkretisht 140 milionë paundë. Pjesa më e madhe e borxheve lidhen me vitin 2022, ku kriza ishte edhe më e thellë në klub, por megjithatë afruan lojtarë si Leëandoëski, Raphinha e Jules Kounde e kur kanë kaluar 3 vite, kanë paguar vetëm gjysmën e shifrës së transferimit.
Një nga shkaqet kryesore që klubi nuk po rimëkëmb bilancin financiar është vonesa në ndërtimin e stadiumit Camp Nou i cili pritet të sjellë të ardhura të konsiderueshme. Presidenti Joan Laporta beson se kriza do të kalohet, ndërsa situata në klub është shumë më e mirë se vite më herët.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik