Champions League/ Fitore të rëndësishme për Real Madrid, Chelsea dhe Liverpool
Të mërkurën në mbrëmje u zhvilluan nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e tretë në fazën e grupeve të UEFA Champions League.
Vëmendja më e madhe ishte në klasiken Real Madrid-Juventus, ku gjithcka u vendos falë një goli të mesfushorit Bellingham.
Madrilenët triumfuan dhe morën fitoren e radhës në ligën e kampionëve, por bardhezinjtë shpërdoruan mundësi të mira shënimi ndërsa kriza e rezultateve vijon te Juventus, ku ndryshe nga Seria A, në Champions u paraqit me një fytyrë tjetër përballë Los Blancos.
Reali i Madridit fitoi 1-0 ndaj ‘Zonjës së Vjetër’ që nuk shfrytëzoi dy raste të mira me Vlahovic dhe Openda ndëra duhet theksuar se Juventus ende nuk ka një fitore në këtë edicion të Champions League kurse madrilenët iu bashkuan skuadrave që kanë nga nëntë pikë.
Fitore pa vështirësi regjistruan Bayern, Liverpool apo Chelsea, teksa 3 pikë shkuan dhe për Sportingun, Galatasarayn e Athletic Bilbaon.
Chelsea mposhti Ajaxin 5-1 në Londër me golat e Guiu, Caicedo, Fernandez, Estevao dhe George.
Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja në Gjermani, ku Liverpooli fitoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurtit.
Golat për ‘Të Kuqtë’ u realizuan nga Ekitike, van Dijk, Konate, Gakpo dhe Szoboszlai.
Bayern Munich dominoi Club Brugge me një fitore 4-0, duke treguar kontroll të plotë, veçanërisht në pjesën e parë të ndeshjes.
Sa i përket klasifikimit, në krye qëndrojnë kampionët në fuqi PSG me 9 pikë, po aq sa Bayern, Inter, Arsenal e Real Madrid, por me golavarazh më pozitiv.
Rezultatet
Athletic Bilbao 3-1 Qarabag
Galatasaray 3-1 Bodo/Glimt
Atalanta 0-0 Slavia e Pragës
Bayern Munich 4-0 Club Brugge
Chelsea 5-1 Ajax
Eintracht Frankfurt 1-5 Liverpool
Monaco 0-0 Tottenham
Real Madrid 1-0 Juventus
Sporting Lisbonë 2-1 Marseille
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus