“E pashë me sytë e mi”, avokati: Si e rrethuan policët predikuesin fetar në Rinas
Avokati Edmond Petraj ka treguar në emisionin Review, me moderatore Greta Topjana, në Euronews Albania, momentin kur predikuesi i njohur fetar Imran Hosein u ndalua nga autoritetet kufitare në aeroportin e Rinasit.
Petraj tha se ndodhej në aeroport kur vuri re një prani të shtuar të forcave të policisë të cilat kishin rrethuar predikuesin fetar Imran Hosein dhe po i shpjegonin se nuk i lejohej të hynte në territorin shqiptar.
“Rastësisht isha në Rinas dhe pashë një grumbullim policësh. Më bëri përshtypje sepse nuk është e zakonshme. Predikuesi ishte i shoqëruar nga dy ose tre persona. U ndalova të shihja dhe më bëri përshtypje mënyra si po e ndalonin. Ai ishte në moshë të thyer, rreth 80 vjeç, dhe komunikonte qetësisht me punonjësit e policisë. Mënyra si i drejtohej ishte shumë e qetë – u kërkonte arsyen e ndalimit, duke u thënë se kishte prenotuar hotelin dhe fluturimin. Nga sa mora vesh, ai qëndroi në zonën e tranzitit deri sa u kthye mbrapsht,” – u shpreh Petraj.
Avokati shtoi se në momentet e para nuk e kuptoi arsyen e ndalimit, ndërsa komunikimi mes Hosein dhe policisë ishte i vështirë për shkak të gjuhës.
“Policët po përpiqeshin t’i shpjegonin situatën me anglishte të kufizuar. Më pas erdhën disa të tjerë që e flisnin më mirë dhe ia bënë të qartë se nuk mund të hynte në Shqipëri. Këtë situatë e pashë vetë, e më pas mora vesh nga mediat se për çfarë bëhej fjalë,” – tha avokati.
Petraj shtoi se jashtë aeroportit kishte shumë persona që prisnin Hosein, gjë që i bëri përshtypje.
“Jashtë kishte shumë mbështetës të tij. Nga mënyra si e prisnin, kuptova që ishte një figurë e rëndësishme fetare. Por më pas, duke parë si u zhvilluan ngjarjet, nuk më pëlqeu mënyra si u krijua ajo skenë,” – përfundoi Petraj.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat